Monday, March 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSPAK lëshon 15 urdhër-arreste, pranga drejtorit të Veliajt në bashki

SPAK lëshon 15 urdhër-arreste, pranga drejtorit të Veliajt në bashki

SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për aferën e inceneratorëve mbrëmjen e kësaj të premteje. LAPSI.al mëson se janë gjithsej 15 urdhra të tillë të cilët janë duke u zbatuar nga policia e Tiranës. Burime të lapsi.al thanë se një prej të arrestuarve është edhe Taulant Tusha, drejtor i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës dhe që ka qenë një nga më të përfolurit në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Sipas të njëjtave burime, edhe të ndaluarit e tjerë janë zyrtarë të bashkisë. Emrat dhe detajet pritet të zyrtarizohen në vazhdim. Në dosjen e SPAK, Taulant Tusha është përmendur për kontaktet që ai ka mbajtur me Klodian Zoton.

Sipas dosjes “Më datë 17:5:2018 në orën 16:30 shtetësja Jonida Halili i ka përcjellë email shtetasit Taulant Tusha me titull “landfill” dhe ky email i është përcjellë nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto më datë 21:05:2018 ora 10.12. Bashkalidhur është një dokument tabelor me emërtimin “Plani i financimit të landfillit të Sharrës”. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME