Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËRonela Hajati: Nuk kam pasur mbështetje në “Eurovision”

Ronela Hajati: Nuk kam pasur mbështetje në “Eurovision”

Ronela Hajati ka folur së fundmi për kritikat e marra për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision”.

“Çdo ditë, këtu bëheshin emisione, ku kishte njerëz që thoshin ajo vajza në fëlliqi, na turpëroi, doli e zhveshur. Nuk dua ta kujtoj se më mbushen sytë me lot, por ka qenë e neveritshme të merresh me një artiste, kur të gjithë e kanë ditur që ka qenë e mirëmenduar. Të mblidhen edhe emisione politike, për të sharë mbarë e prapë një artiste. Mirë apo keq, kënga ime është e vetmja që është shndërruar në hit. Sot e kësaj dite, vazhdon edhe luhet në çdo club. Por, ne suportin ndaj njëri-tjetrit e kemi zero, është për të ardhur keq. M’u duk sikur dështova, thashë karriera ime ka mbaruar”, u shpreh Ronela në emisionin “Më lër të flas”.

Gjithashtu ajo zbuloi se stafi i Radio Televizionit Shqiptar, nuk i dha buxhetin e kërkuar, madje pagoi vetë për klipin prezantues si dhe qëndrimin në hotel.

“Marrëdhëniet që kam pasur atë vit me stafin e RTSH-se, kanë qenë shumë të serta. Unë doja një skenë gjigante, por si buxhet, nuk m’u dha kurrë. Unë u detyrova që edhe klipin përfaqësues, ta paguaja vetë. Të shikoje shtetet e tjera në çfarë hotelesh rrinin, ne qëndruam në një motel në periferi, sa që fansat nuk dinin ku të na gjenin. Nuk mora kurrë një mesazh nga drejtori, as një ‘suksese’. Nuk kam pasur asnjë lloj mbështetje. Është turp, jo për të ardhur keq. Ne duhet të rrinim edhe katër ditë derisa të mbaronte Festivali, ata ikën dhe unë ndjenja vetëm”, tha artistja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME