Kapet në Spanjë, si rezultat i shkëmbimit të informacionieve mes FAST Albanias dhe FAST Spanjës në Sant Joan, Alicante, Spanjë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Lulëzim Berisha, person me rrezikshmëri të lartë. Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.
Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.