Roma ka triumfuar 3-0 ndaj Sheriff Tiraspol, duke mbyllur me fitore fazën e grupeve të Europa League. Romelu Lukaku zhbllokoi duelin në minutën e 11-të, pas një asist të Zaleëskit.
Më pas, Belotti dërgoi sferën pas shpinës së portierit Koval. Skuadra e Mourinhos qetësoi lojën në pjesën e dytë, duke administruar rezultatin. Në fund, edhe Pisilli realizoi golin e tretë.
Sa i takon renditjes përfundimtare në grupin G, Slavia e Pragës kualifikohet si vendi i parë me 15 pikë, falë suksesit 4-0 me Servetten. Roma vazhdon rrugëtimin në këtë kompeticion si vend i dytë, me 13 pikë.
Në grupin E, Liverpooli pësoi një humbje 1-2 ndaj Royale Union, por që nuk ndryshon shumë në renditje. Vendi i parë i takoi anglezëve, me 12 pikë. Në grupin H, Leverkusen fitoi 5-1 ndaj Molde. 6 ndeshje, 18 pikë për ekipin e Alonsos, që pret një biletë për në fazën tjetër, bashkë me Qarabag.