Të gjitha pagesat e prapambetura të ushqimeve për Policinë e Shtetit për këtë vit do të likuidohen këtë muaj.
Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Taulant Balla në aktivitetin për kreditë me zero interes për punonjësit e Policisë së Shtetit, ushtaraket dhe personelin mjekësor.
Ai tha se është marrë vendimi. Mes të tjerash Balla theksoi se do të mbyllen 100 kreditë e para me interes zero për policinë, ndërsa shtoi se për këtë kategori do të ketë dhe rritje pagash