Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREGaz Bardhi: Berishën nuk do ta nxjerrin nga skena politike me SPAK

Gaz Bardhi: Berishën nuk do ta nxjerrin nga skena politike me SPAK

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në News 24, komentoi edhe vendimin e Kuvendit për t’i hequr imunitetin Sali Berishës dhe nëse mund të ketë një dalje të tij nga skena.

“Unë nuk mendoj që zt. Berisha do të dalë nga skena. Nuk është hera e parë që një drejtues i opozitës është nën hetim. Ka ndodhur edhe me zt.Basha, i cili është marrë i pandehur nga viti 2018-2020 dhe kjo nuk ka ndikuar në veprimtarinë e tij politike. Edhe në këtë rast me sa kam kuptuar, ai do ta vazhdojë veprimtarinë politike. Nuk është moment i mirë për opozitën. Në këtë moment, secili prej nesh do të duhet të japë shumë më shumë nga vetja për ta mbajtur partinë të bashkuar”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME