Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREVendimi/ Gjithçka duhet të dini për vdekjen e Champions dhe fitoren e...

Vendimi/ Gjithçka duhet të dini për vdekjen e Champions dhe fitoren e Superligës

Gjykata e Drejtësisë së BE-së vendosi mëngjesin e kësaj të enjte në favor të Superligës, duke shpjeguar se ndalimi i lojtarëve dhe klubeve për të marrë pjesë në të ishte në kundërshtim me ligjin. Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) i dha fund një konflikti të stërgjatur mes klubeve milionedhe she qeverisë evropiane të futbollit duke vendosur për mundësinë e krijimit të garave të tjera të cilat nuk do të varen apo drejtohen nga FIFA dhe UEFA. “Rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s për autorizimin paraprak të garave të futbollit mes klubeve, si Superliga, shkelin ligjin e Unionit”, theksoi Gjykata. “Ato janë në fakt në kundërshtim me të drejtën dhe lirinë për të ofruar shërbime”, vëren vendimi, sipas së cilit “kompetencat e FIFA-s dhe UEFA-s nuk rregullohen nga asnjë kriter që garanton karakterin transparent, objektiv, jodiskriminues dhe proporcional”.

Në një konferencë për shtyp, Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit dhe një nga pararendësit e Superligës, zbuloi disa detaje nga formati i tij i ri. Sipas tij, ai do të jetë “e hapur për të gjithë (klubet), do të imponojë sportin, meritën dhe respektin për fer-play-in financiar”. Ky është një ndryshim nga versioni i parë, në të cilin 12 klubet kryesore kualifikoheshin automatikisht (Real Madrid, Barça, Atlético de Madrid, Inter Milan, AC Milan, Juventus Torino, Manchester City, Manchester United, Arsenal, Liverpool, Chelsea dhe Tottenham). Sipas të përditshmes spanjolle Mundo Deportivo fillimi i kompeticionit mendohet të jetë gjatë sezonit 2025-2026.

Kompania A22, e cila organizon “Champions leaguen e re” beson se Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka dhënë fund “monopolit të UEFA-s” duke anuluar rregullat e saj të vitit 2021 që ndalonin Superligën dhe kërcënonin me sanksione kundër klubeve promovuese dhe lojtarëve të tyre.
Prandaj, organizata detajon një projekt të ri privat, shumë të ndryshëm nga versioni i parë i Superligës, pasi ai nuk do të përfshijë “anëtarë të përhershëm” dhe do të funksionojë me një sistem promovimesh dhe zbritjes nga kategoria, duke parashikuar gjithashtu “pagesat e solidaritetit” një minimum prej 400 milionë euro për futbollin europian. Në thelb, bëhet fjalë për korigjimin e kritikave kryesore të bëra për projektin e parë – të qenurit një klub ultra të pasur i modeluar sipas modelit të ligave private të Amerikës së Veriut – duke marrë karakteristikat e “modelit sportiv europian” të mbrojtur nga traktatet, ose garat e hapura sipas meritave sportive dhe parashikimit të rishpërndarjes financiare.

Çfarë formati?

Kompania A22, e cila organizon “Champions leaguen e re”, premton pjesëmarrjen “në bazë të meritave sportive” dhe “mungesën e anëtarëve të përhershëm”, një ndryshim i madh në krahasim me projektin e parë, që parashikonte një ligë të mbyllur, si në sportet amerikano veriore.

Formati i ri është gjithashtu në kontrast me atë që ishte parashikuar më parë. Gara tani do të përfshijë 64 klube, të ndara në tre liga të ndryshme: 16 skuadra në “Star League” dhe “Gold League” dhe 32 në të tretën, “Blue League”. Këto “kampionate” do të ndaheshin në grupe me nga 8 dhe secila skuadër do të luante të paktën 14 ndeshje në vit (ndeshje në shtëpi dhe jashtë). Ato do të gjitha në mesjavë, për të konkurruar me garat e UEFA-s “armike”. Katër më të mirët në çdo grup (2 më të mirët për Ligën Blu) do të kualifikohen në fazën eliminatore, e cila do të fillojë nga çerekfinalet (ndeshjet në shtëpi dhe jashtë). Finalja do të luhet në një ndeshje në terren neutral.

Cili TV i transmeton ?

A do të transmetohet më në fund futbolli falas? Kështu premton së paku shoqëria organizatore A22 e cila dëshiron të japë ndeshjet pa para përmes krijimit të një platforme transmetimi të financuar nga reklamat, Unify. Do të ketë me të vërtetë akses falas në ndeshje, por abonimet do të kërkohen për “ata që preferojnë të shikojnë ndeshje me reklama minimale duke përfituar nga veçoritë e avancuara si këndet e preferuara të kamerës, të dhënat e ndeshjeve të drejtpërdrejta dhe opsionet e tjera interaktive”, thuhet në deklaratë.

Humbësi i madh, Ceferin ironizon Super League: Nuk do ndalojmë një turne me dy ekipe

“Përvoja aktuale e fansave, me abonime të shumta televizive, është e shtrenjtë dhe shumë e pakënaqshme,” siguron Bernd Reichart, CEO i A22. Ne duam t’i vendosim tifozët në radhë të parë duke u ofruar atyre akses falas në të gjitha ndeshjet dhe një përvojë të pakrahasueshme dhe moderne. » 

Nga grupi fillestar prej 12 klubesh që nisën Superligën në prill 2021, vetëm Reali i Madridit dhe Barcelona mbetën në fushë (Juventus ka filluar procesin e largimit pas presioneve të forta të UEFAs).

Nisur nga ky konflikt agjencia e marketingut A22, e shpuri çështjen në gjykatën “Mercantile” në kryeqytetin spanjoll, e cila nga ana e saj e referoi çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së. Deri sa kjo e fundit i hapi rugan në parim garave të të mëdhenjve që pa kontrolluara nga UEFA.

Lequipe

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME