Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËDita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit

Dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit

Solstici dimëror, dita më e shkurtër e vitit dhe dita e parë zyrtare e dimrit, është sot me 21 dhjetor të këtij viti. Mënyra se si funksionojnë solsticat së bashku me ekuinokset e pranverës dhe të vjeshtës i ka magjepsur njerëzit për mijëra vjet.

Solstici është një ditë kur shkenca përzihet me traditat e lashta në mbarë botën. Solstici i dimrit shënon ditën më të shkurtër të vitit dhe natën më të gjatë në Hemisferën Veriore, kur dielli shfaqet në pozicionin e tij më jugor. Situata është e kundërta në hemisferën jugore, ku jeton vetëm rreth 10% e popullsisë së botës.

Solstici dimëror zakonisht ndodh më 21 dhjetor. Data kur ndodh solstici mund të lëvizë përpara ose prapa me një ditë, sepse viti diellor nuk përputhet saktësisht me vitin tonë kalendarik./CNN

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME