Pas fjalimit të liderit demokrat, Sali Berisha, mbledhja e Këshilit Kombëtar të PD-së u zhvilluar me dyer të mbyllura.
Mësohet se gjatë takimit pa media, është diskutuar për aksionin e ri opozitar, ku Berisha iu ka thënë deputetëve se ata kanë në krahë ndërkombëtarët.
“Ju siguri se mbështetja ndaj nesh përcaktohet nga veprimi ynë. Ne duhet te ndihmojmë veten para se te na ndihmojnë te tjerët. Këshilli Ministrave te BE ne raport vendosi pike te pare dialogun me opozitën. Mbështetjen e ndërkombëtareve e kemi ne krahun tone. Duhen angazhuar te rinjtë. Duhet ti motivoni ata politikisht. Ky do ishte një nder sukseset tona me te mëdha”, mësohet të jetë shprehur Berisha.
Sipas Berishës, fokus i strukturave duhet të jenë gratë, pasi sipas tij, meshkujt janë larguar në emigracion.
“Gratë për shkak te emigracionit janë sot shumice numerike dhe cilësore. Të ftojmë zonjat të behën pjese e betejës sonë. Ju garantoj se ne e rrezojmë narkodiktaturen . Veprimet e Rames dëshmojnë se ai ka frike se rrezohet nga pushteti. Por ne duhet te marrim kthesën, nuk mjafton vetëm denoncimi”, ka thënë ai.
Edhe deputeti demokrat, Flamur Noka i ka bërë thirrje demokratëve që të angazhohën fuqishëm, pasi sipas tij qëllimi është eliminimi i liderit të opozitës.
“Berisha paraqiti situatën e vendit. Kuvendi miratoi një rezolute. Kryefjale është aksioni opozitar ne terren dhe mosbindja civile. Deputetet e kane nisur prej me shume se 2 muajsh. Liderin e opozitës dhe opozitën synojnë ta likuidojnë. Rruga jone e vetme është përballja dhe mosbindja civile”, theksoi Noka gjatë takimit pa media.