Thursday, November 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORENdërron jetë nga covid këngëtari grek Vassilis Karras

Ndërron jetë nga covid këngëtari grek Vassilis Karras

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare këngëtari i njohur grek, Vassilis Karras. Sipas mediave greke, kohët e fundit ai po përballej me probleme shëndetësore, ndërsa ishte shtruar në reanimacion për shkak të infektimit me koronavirus. Këngëtari ndërroi jetë pasditen e së dielës nga një goditje në tru.

Vasilis Karras lindi në Kavalla ndërsa në moshën 10-vjeçare shkoi me familjen në Selanik. Në vitin 1969, në moshën 16-vjeçare, ai bëri paraqitjen e tij të parë muzikore në lokalin e natës “Prosfygas” në Selanik. Njëkohësisht punonte si automekanik, dashuria e tij e dytë e madhe pas këngës.

Karrierën profesionale e filloi në Selanik. Suksesi i tij më i madh ishte disku “You Made Me a Tramp”, i cili shiti mbi 180 mijë kopje. Ai kishte bërë duete me shumë këngëtarë si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Angela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinu, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis si dhe me George Kakosao.

Karras kishte punuar me shumicën prej tyre në programe live. Ai ishte gjithashtu kompozitor dhe tekstshkrues dhe kishte shkruar këngë për shumë këngëtarë grekë. Ai kishte ardhir disa herë në Shqipëri për të dhënë koncerte në lokale në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME