Çmimi i naftës vijon të rritet ndaj avokati i njohur Adriatik Lapaj bën thirrje që qytetarët të çohen për protesta në çdo cep të vendit. Po kështu edhe çmimet e tjera po njohin rritje të rrezikshme për jetën e qytetarëve.
Populli të mbyllë gjithçka si shenjë që qeveria të reagojë e të mbështesë qytetarët dhe jo veten e saj, sqaron avokati i njohur. ”Koha për të protestuar në çdo cep të Shqipërisë. Kudo ku jemi, t’i ndalim makinat. Të shpallim 1 ditë të protestës kombëtare e të refuzojmë abuzimin me çmimet. Të ndalim makinat! Të mbyllim dyqanet! Të refuzojmë të nënshtrohemi”.
Postimi i plotë
Koha për të protestuar në çdo cep të Shqipërisë. Kudo ku jemi, t’i ndalim makinat. Të shpallim 1 ditë të protestës kombëtare e të refuzojmë abuzimin me çmimet. Të ndalim makinat! Të mbyllim dyqanet! Të refuzojmë të nënshtrohemi.
Ne jemi ndoshta vendi i vetëm në botë që paguajmë 8 taksa dhe tarifa mbi çmimin e karburanteve! Taksa: 370 lekë akcizë; 270 lekë taksë qarkullimi; 30 lekë taksë karbon; 100 lekë taksë riliçensimi.
Tarifa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë: 30 lekë tarifa e markimit dhe ajo e skanimit; 20 lekë tarifa e kontrollit te pompave. Në fund, mbi 4 taksat shtetërore dhe 3 konçesionarët, shtohet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar(TVSH): TVSH mbi naftën është 20 % e çmimit final, ose rreth 400 lekë për litër.
Kjo e çon barrën totale të taksave që ne paguajmë për një litër naftë plot 1220 lekë për litër. Pra në një litër naftë, që sot në treg shitet 2580 lekë, rezulton se rreth 1220 lekë janë taksa.