Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREA e ka ende reputacionin e mirë vera e kuqe

A e ka ende reputacionin e mirë vera e kuqe

Përderisa në verë ka elemente që janë të mira për shëndetin, alkooli është ai që krijon probleme tek organizmi, raporton Yahoo.

Resveratrol është substancë që gjendet në rrushin e kuq, me të cilin bëhet vera e kuqe. Kjo substancë vepron ashtu si antioksiduesit, duke ndihmuar në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë dëmtime të qelizave që mund të çojnë në kushte kronike të tilla si sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.

Për shkak që vera e kuqë ka përmbajtje të resveratrolit thuhet se është e mirë. Një gotë verë e kuqe në ditë mund të ndihmojë në sëmundjet kardiovaskulare dhe mund të ulë rrezikun nga kanceri e diabeti i tipit 2.

“Ideja se pirja e një gote verë të kuqe mund të ketë përfitime për shëndetin e zemrës vjen nga një episod i vitit 1991, kur Morley Safer foli për ‘paradoksin francez’ (verën). Pasi u transmetua ai episod, shitjet e verës së kuqe u rritën në qiell”, ka thënë për Yahoo, Heather Hausenblas, shefe ekzekutive dhe themeluese e “Wellness Discovery Labs”.

Termi “paradoks francez” u shpik nga shkencëtarët dhe bazohet në konceptin se francezët mund të konsumojnë ushqim me yndyrë të lartë dhe të pinë verë të kuqe dhe priren të kenë norma më të ulëta të sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me amerikanët.

Mjekët mendojnë se vera e kuqe mund të jetë duke ndihmuar “shkarkimin e depozitave të yndyrës” jashtë trupit.

Alkooli, pavarësisht se çfarë lloji, nuk është aq i mirë për organizëm. Një rishikim sistematik i vitit 2023 dhe meta-analizë e botuar në revistën “JAMA Network Open” që shikoi zakonet e pirjes së gati 5 milionë njerëzve zbuloi se konsumimi edhe i sasive të ulëta të alkoolit (rreth dy pije) në baza ditore nuk tregonte se mund të ketë rrezik më të ulët të vdekjes. Përkundrazi, rriti rrezikun.

OBSH-ja e ka vendosur alkoolin në grupin me rrezikun më të lartë, ku përfshihen edhe asbesti, rrezatimi dhe duhani, si substancë toksike që mund të shkaktojë të paktën shtatë lloje kanceri, përfshirë atë në gji dhe zorrë të trashë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME