Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESylvinho i teti në botë sipas IFFHS: braziliani i Shqipërisë në elitën...

Sylvinho i teti në botë sipas IFFHS: braziliani i Shqipërisë në elitën e trajnerëve me Scaloni e Deschamps

2023 ka qenë një vit i mbushur me suksese për teknikun e kombëtares së Shqipërisë Sylvinho. E siç duket edhe 2024 ka nisur me të njëjtin trend. Arritjet futbollistike të brazilianit kanë marrë vlerësimin e
Institutit të Statistikave të Futbollit, IFFHS, duke e pozicionuar teknikun kuqezi mes emrave të mëdhenj të trajningut botëror.

IFFHS ka publikuar renditjen e trajnerëve më të mirë të ekipeve Kombëtare të vitit 2023. E në renditjen e publikuar për vitin që sapo u mbyll, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho është renditur në vendin e tetë. Tekniku brazilian është vlerësuar mes 10 trajnerëve më të mirë në botë që drejtojnë ekipe përfaqësuese, duke u vlerësuar për arritjet e këtij viti me Shqipërinë, kualifikimi në kampionatin Europian “Gjermani 2024” dhe vendi i parë në Grupin E.

Në renditje trajneri Silvinjo ka lënë pas teknikun e Marokut, Walid Regragui i cili bëri shumë mirë me kombëtaren në Botërorin 2022 dhe trajnerin e Skocisë, Steven Clarke. Para trajnerit Sylvinho janë renditur, kampioni i botës me Argjentinën Lionel Scaloni, nënkampioni në Katar me Francën Didier Deschamps, tekniku i Belgjikës Roberto Martinez, ai i Spanjës Luis De La Fuente, Marcelo Bielsa, Hajime Moriyasu dhe trajneri i Tre Luanëve Gareth Southgate.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME