Presidenti Bajram Begaj ka uruar qytetarët kosovarë, të cilët nga sot do të udhëtojnë pa viza në Shëngen.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shkruan:
Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë!
Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar.
Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.