Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAKush ishte “numri 2” i Hamasit që Izraeli e vrau me dron...

Kush ishte “numri 2” i Hamasit që Izraeli e vrau me dron në Bejrut

Nënkryetari i Hamasit, grupi palestinez që kontrollon Rripin e Gazës u vra në një shpërthim në Liban. Lajmi u konfirmua edhe nga një zyrtar i lartë i Hamasit për BBC. Mediat lokale thanë se Saleh al-Arouri u vra në një sulm me dron të izraelitëve në jug të kryeqytetit, Bejrut. Të paktën 3 persona të tjerë raportohet se janë vrarë gjithashtu nga shpërthimi. Izraeli nuk ka bërë deri tani asnjë koment.

Arouri është figura më e lartë e Hamasit që është vrarë që kur Izraeli hyri në luftë me Hamasin pas sulmit të tij të 7 tetorit. Atë ditë, njerëz të armatosur të Hamasit pushtuan Izraelin dhe sulmuan komunitetet përreth kufirit duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë rreth 240 pengje gjatë tërheqjes në Gaza. Izraeli nisi një ofensivë ushtarake si kundërpërgjigje, me qëllimin e deklaruar për të shkatërruar Hamasin. Që atëherë, më shumë se 22 mijë palestinezë – kryesisht gra dhe fëmijë – janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza.

Fotogallery - Beirut, ucciso il numero due di Hamas Arouri  - foto 12

Agjencia shtetërore e lajmeve libaneze tha se një dron izraelit goditi një zyrë të Hamasit në periferinë jugore të Bejrutit, të martën mbrëma. Një dëshmitar i konfirmoi agjencisë së lajmeve Reuters se pa zjarrfikës dhe mjekë të mbledhur rreth një ndërtese të lartë ku kishte një vrimë të madhe në atë që dukej të ishte kati i tretë. Pamjet e hedhura në mediat sociale treguan një makinë në flakë dhe dëmtime të mëdha në ndërtesa në atë që është një zonë banimi e frekuentuar.

Dahiyeh njihet si një bastion i grupit militant shiit libanez Hezbollah, një armik i deklaruar i Izraelit dhe aleat i Hamasit. Izzat al-Rishq, një anëtar i udhëheqjes politike të Hamasit, e quajti vrasjen e Arourit një “vrasje frikacake”. Izraeli nuk ka komentuar dhe ushtria izraelite i tha BBC-së se nuk do të komentonte raportimet e mediave të huaja. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të eliminojë liderët e Hamasit, kudo që të jenë.

Fotogallery - Beirut, ucciso il numero due di Hamas Arouri  - foto 4

Arouri, 57 vjeç, ishte nënkryetari i byrosë politike të Hamasit dhe konsiderohej udhëheqësi “de fakto” i krahut ushtarak të Hamasit në Bregun Perëndimor ku mbikëqyrte sulmet. Ai besohet të ketë qenë i përfshirë edhe në rrëmbimin dhe vrasjen e 3 adoleshentëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar në vitin 2014. Ai kishte vuajtur një dënim në burgjet izraelite për sulme të tjera. “Times of Israel” thotë se ai ishte gjithashtu një nga zyrtarët e Hamasit më të lidhur me Iranin dhe Hezbollahun. ©BBC

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME