Uncategorized

Policia Fier arreston një shtetas, tre të tjerë i heton të lirë

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 44 vjeç, banues në fshatin Kallm, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, xhaxhanë e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. V., 40 vjeç, banues në fshatin Gjerbës dhe L. R., 32 vjeç, banues në fshatin Klos, pasi dyshohet se pas një konflikti të çastit, ndërmjet tyre, në fshatin Gjerbës, shtetasi L. R. është futur me automjet, në banesën e shtetasit K. V., pa pëlqimin e tij, ndërsa 40-vjeçari i ka dëmtuar automjetin, shtetasit L. R.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button