Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia Fier shpall në kërkim një 71 vjeçar të ikur nga banesa,...

Policia Fier shpall në kërkim një 71 vjeçar të ikur nga banesa, një tjetër e shpëton nga mbytja në lumin Seman

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi K. M., banues në fshatin Frakull, se është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi S. M., 71 vjeç, i cili sipas deklarimit të shtetasit K. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.

Ditën e djeshme, është gjetur teksa futej në ujërat e lumit Seman, shtetasja R. Sh., 66 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë nxjerrë 66-vjeçaren, nga ujërat e lumit, e kanë dërguar atë në spital, ku ka marrë asistencë mjekësore, dhe më pas është larguar në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME