Tiranë – Tre persona tentuan të grabisnin sot një institucion financiar në Tiranë. Vjedhja e mbetur në tentativë është regjistruar në orët e para të mëngjesit. Policia ka sekuestruar pamjet filmike ku duken autorët.
Si rrjedhojë, blutë kanë vendosur një shpërblim prej 5000 eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve.