Nënkryetari i Partisë Demokratike së Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka folur në lidhje me deklaratat e Edi Ramës, për të bërë reformën në mënyrë të njëanshme. Duke komentuar edhe propozimet për ndryshime në Kodin Zgjedhor, Bylykbashi u shpreh se propozimet e Lulzim Bashës, janë interesi i Edi Ramës.
”Që kur ka ardhur Edi Rama nuk ndodhur më komision reforme zgjedhore konsensual në parlament. Edhe këshillit politik, edhe ai më pas u nxor nga loja me ndryshimet kushtetuese të njëanshme. Rama nuk po thotë asgjë të re, por po e thotë në mënyrë të hapur atë që ka ndërmend të bëjë dhe që ka bërë edhe në të shkuarën. Do ta bëjë reformën vetëm.
Ai votat nuk i ka, ka vetëm 75 vota të PS-së, 3 vota të partisë së Tom Doshit, dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë, është me votat e Lulzim Bashës. Reforma zgjedhore nuk është një garë, se kush propozon i pari një draft. Propozimet që ka bërë Basha, janë të tilla që i hapin rrugën, jo vetëm ndryshimeve në Kodin Zgjedhor mes këtyre të dyve, Ramës dhe Bashës, por eventualisht mund të shkohet edhe në ndryshimin e Kushtetutës, për ta bërë Shqipërinë, Republikë Presidenciale.
Propozimi është i Bashës, interesi është i Ramës. Qartazi drafti është i Ramës, qëllimi është i tij, për ti dhënë atij një pushtet që nesër Rama të jetë President me pushtet njësoj si Vuçiç, por ama propozimin e ka bërë Basha. Nëse Rama do të pranonte presidentin nga popullit, duke bërë sikur po e bën nga halli, por ky është interesi i tij, atëherë Basha është krejt i motivuar për ti dhënë votat Ramës, që ai e tha në fjalën e tij në fund të dhjetorit, që tha, se do të përpiqem të gjej konsensus numerik, në ndryshim nga ajo që kërkojnë ndërkombëtarët”,-tha Oerd Bylykbashi në SYRI TV.