Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShkarkohet Aida Demi, policia ‘zbarkon’ në Kadastrën e Sarandës

Shkarkohet Aida Demi, policia ‘zbarkon’ në Kadastrën e Sarandës

Policia ka zbarkuar ditën e sotme në Kadastrën e Sarandës, për kontrolle. Pas shkarkimit të drejtoreshës së kësaj Kadastre Aida Demi, policia ka nisur kontrolle për dokumente në kuadër të një hetimi. Policia po ashtu ka vazhduar dhe me kontrolle në pronat dhe banesat e familjes së Demit.

Shkak i shkarkimit dyshohet se është bërë shkelja e dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale. Nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e saj në krye të këtij institucioni. Demi e ka mbajtur këtë post që nga muaji shtatori i vitit 2021.

Drejtoresha e Kadastrës në Sarandë Aida Demi është shkarkuar nga detyra. Dyshohet se ajo ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar familjarët e saj, të cilët morën një pjesë deti dhe e mbushën me inerte.

Më pas ata ndërtuan aty një hotel.

Ky lajm u zbuluar falë një emisioni investigativ çka ka bërë që Demi të shkarkohet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME