Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETParalajmërimi i policisë: Kujdes nga ky mesazh në telefonin tuaj!

Paralajmërimi i policisë: Kujdes nga ky mesazh në telefonin tuaj!

Hetimet në fushën e krimeve kibernetike kanë zbuluar se përdoruesve të pajisjeve “Apple” u dërgohen mesazhe, me qëllim përfshirjen në një skemë mashtrimi.

Sipas policisë, kryesisht personave që zotërojnë një celular, tablet apo laptop të llojit “Apple” u dërgohen me iMessage, mesazhe nga adresa ndryshme iCloud.

Personave marrës të këtyre mesazheve, iu premtohen të ardhura të konsiderueshme në valuta të huaja, duke pasur si kriter vetëm përdorimin e aparatit të tyre celular, autorët i ftojnë të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit “Telegram”.

Dyshohet se nëpërmjet joshjes financiare, autorët mund të marrin të dhënat personale të shtetasve shqiptarë. Ndaj policia u bën thirrje personave që u ka ardhur një mesazh i tillë dhe kanë shpërndarë të dhënat personale, të paraqiten në zyrat policore të Krimeve Kompjuterike dhe Kibernetike në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike e Kibernetike në DPPSH.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME