Edhe këtë mbrëmje, ish-kryeministri Sali Berisha, ka komunikuar nga ballkoni i banesës së tij me mmështetësit e tij, të mbledhur në rrugën Mustafa Matohiti.
Ai ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, se po punon për mandatin e Ramës. Berisha tha se pozicioni i Lulzim Bashës është më i turpshmi në historinë e pluralizmit.
“Sot është e qartë se cili është pozicioni i pengbashës. Më i turpshmi në historinë 32-vjecare të pluralizmit. Me 10 vota beson se mashtron shqiptarët, se po punon për ata, ndërkohë ai punon vetëm për mandatin e Edi Ramës dhe të qeverisjes së bashku me të.
Në këto kushte beteja jonë merr një rendësi më të madhe, më të jashtëzakonshme. Jam sot këtu për t’ju bërë thirrje çdo demokrati, të bashkohen me betejën, moment vendimtar për fatin e Shqipërisë”, tha Berisha.