Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREU përjashtua nga qëndrimi në “Big Brother VIP”/ Klodian Duro: Deklarata ishte...

U përjashtua nga qëndrimi në “Big Brother VIP”/ Klodian Duro: Deklarata ishte e gabuar!

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, ka reaguar në lidhje me përjashtimin e tij nga Big Brother Vip, pas deklaratave të tij të paprecedenta për dhunën ndaj ish-gruas dhe kërcënimeve që u bëri banorëve.

Duro, në reagimin e tij në Facebook, ka pranuar se deklarata ishte e gabuar dhe që i kishte lënë vend keqinterpretimit. Gjithashtu i kërkoi ndjesë publikut dhe u uroi suksese banorëve.

“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në Big Brother VIP është ndërprerë sot.

Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani qe e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit.

Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe i uroj suksese të gjithë banorëve!”, shkruan Klodian Duro në “Facebook”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME