Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, ka reaguar në lidhje me përjashtimin e tij nga Big Brother Vip, pas deklaratave të tij të paprecedenta për dhunën ndaj ish-gruas dhe kërcënimeve që u bëri banorëve.
Duro, në reagimin e tij në Facebook, ka pranuar se deklarata ishte e gabuar dhe që i kishte lënë vend keqinterpretimit. Gjithashtu i kërkoi ndjesë publikut dhe u uroi suksese banorëve.
“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në Big Brother VIP është ndërprerë sot.
Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani qe e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit.
Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.
Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe i uroj suksese të gjithë banorëve!”, shkruan Klodian Duro në “Facebook”.