Edi Rama nuk është kthyer fare nga Shkupi në Tiranë pas samitit me liderat e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri do të fluturojë me charterin e tij direkt e për Madrid, ku në dy ditët e ardhshme do të zhvillojë disa takime dhe do të marrë pjesë në një panair për turizmin “Fitur”.
Lapsi.al mëson se bashkë me Ramën janë edhe ministrat Mirela Kumbaro e Ogerta Manastirliu, si dhe kryetarët e bashkive Gjirokastër, Durrës, Lezhë e Shkodër.
Për udhëtimet me charter kryeministri nuk ka bërë asnjëherë transparencë.
Opozita ka kërkuar edhe ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, por që është refuzuar nga mazhoranca vazhdimisht.