Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORENga Shkupi në Madrid, Rama me charter për panairin e turizmit në...

Nga Shkupi në Madrid, Rama me charter për panairin e turizmit në Spanjë

Edi Rama nuk është kthyer fare nga Shkupi në Tiranë pas samitit me liderat e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri do të fluturojë me charterin e tij direkt e për Madrid, ku në dy ditët e ardhshme do të zhvillojë disa takime dhe do të marrë pjesë në një panair për turizmin “Fitur”.

Lapsi.al mëson se bashkë me Ramën janë edhe ministrat Mirela Kumbaro e Ogerta Manastirliu, si dhe kryetarët e bashkive Gjirokastër, Durrës, Lezhë e Shkodër.

Për udhëtimet me charter kryeministri nuk ka bërë asnjëherë transparencë.

Opozita ka kërkuar edhe ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, por që është refuzuar nga mazhoranca vazhdimisht.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME