Teuta dhe Vllaznia janë dy skuadrat e fundit që siguruan kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Skuadra durrsake mundi 2-0 Skënderbeun në “Niko Dovana”, në një përballje ku të besuarit e Edi Martinit ishin dominues.
Daci arriti të shënonte golin e avantazhit në minutën e 49-të. Teuta gjeti pas 8 minutash edhe golin e dytë, këtë herë me Arifin, i cili dha qetësinë skuadrës së tij.
Në ndeshjen tjetër, Vllaznia mposhti 4-0 Flamurtarin në “Loro Boriçi”. Shkodranët iu falën golave të shënuar nga Balaj, Mala, Alivoda dhe Boshnjaku.