Jesse Jane, 43-vjeçarja, aktore e filmave me pullë të kuqe u gjet e vdekur së bashku me të dashurin e saj, Brett Hasenmueller. Dyshohet se të dy kanë vdekur për shkak të mbidozës. Mësohet se policia ka ndërhyrë në shtëpinë e tyre për një inspektim pas kërkesës së punëdhënësit të Bretit, i cili prej ditësh nuk ishte lidhur dot me të. Pasi hynë brenda, policët bënë zbulimin makabër të trupave të pajetë të të dyve.
Është e paqartë se sa kohë saktësisht kishin të vdekur Jesse dhe Brett apo edhe shkaku i saktë i vdekjes së tyre. Mediat amerikane shkruajnë se megjithëse duket vdekja mund të lidhet me drogën. Hetimet dhe ekspertiza mjekësore do të japin vendimin përfundimtar, pasi të jenë kryer të gjitha analizat e nevojshme.
Jesse Jane, alias Cindy Taylor, ishte një nga yjet më të mëdhenj porno në vitet 2000. Ajo bëri debutimin e saj me Digital Playground, një kompani e prodhimit të filmave pornografikë, në vitin 2002 dhe pak më vonë, filloi të shfaqej në “Family Business” në Showtime.
Prej andej filloi karriera e saj në industrinë e filmave me pullë të kuqe. Ajo luajti në një sërë filmash të njohur për të rritur si “Piratët” dhe vazhdimin “Piratët II” i cili thuhet se kushtoi rreth 8 milionë dollarë dhe konsiderohet si një nga filmat më të njohur dhe më të shtrenjtë porno.
Jesse Jane u shfaq gjithashtu edhe në Playboy, si një vajzë e kopertinës së një edicioni special ndërsa punoi edhe si drejtuese për dy shfaqjet e njohura live të Playboy TV, “Night Calls” dhe “Naughty Amatore Home Videos”. Ajo ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë çmimet AVN disa herë. Në vitin 2011 ajo u konsiderua nga transmetuesi amerikan CNBC si një nga 12 yjet më të njohura të industrisë së filmave porno duke e përcaktuar si “fytyra e pornografisë moderne”.
Jashtë argëtimit për të rritur, Jesse Jane ka lançuar disa linja të suksesshme lodrash seksi dhe ka bërë disa paraqitje edhe në filma të zakonshëm, duke përfshirë “Starsky & Hutch”, “Entourage” si dhe në “The Bad Girls Club”. Në vitin 2003 ajo u shfaq në një film në filmin Bayëatch: Ëedding in Haëaii”. Në vitin 2009, ajo mori pjesë në një dokumentar të CNBC të titulluar “Porn: Business of Pleasure”, i cili tregonte se si ishte jeta e saj në prapaskenë dhe larg kamerave. Pasi u tërhoq nga pornografia në vitin 2017, ajo filmoi një skenë të vetme të marrëdhënieve seksuale për kompaninë e prodhimit Blacked në 2019, përpara se të tërhiqej përgjithmonë.