Manchester City është kualifikuar për në fazën e 1/16-ave të FA CUP pa qenë nevojë që të luhet një ndeshje e dytë me Tottenham Hostspur.
Skuadra e Pep Guardiolës, kampione në fuqi e Anglisë, fitoi 0-1 në Londër falë një goli të vonë të shënuar nga holandezi Ake.
Në fund, u desh ndërhyrja e sistemit VAR për të konfirmuar që goli ishte i rregullt, duke mos patur ndërhyrje të gabuar ndaj portierit.