Lushnje – Zjarrfikësit e Lushnjes kanë arritur në kohë që të shuajnë zjarrin që kishte përfshirë një mjet në lëvizje. Mjeti tip Benz që udhëtonte nga Tirana drejt Fierit si pasojë e një problemi teknik ka marrë flakë. Drejtuesi i mjetit që udhëtonte me bashkëshorten është ndalur në kohë dhe ka dalë jashtë mjetit.
Pas njoftimit zjarrfikësit e Lushnjes në vendngjarje kanë arritur të mos lejojnë përfshirjen e gjithomjetit nga flakët. Nuk janë lënduar bashkëshortët por dëmet ne mjet janë të konsiderueshme. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë për shkaqet e zjarrit.
Policia
Rreth orës 10:40, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, dyshohet se për shkak të një shkëndije në sistemin elektrik, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti me drejtues shtetasin A. A. Si pasojë ka vetëm dëme të pjesshme materiale në këtë automjet.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.