Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREZuckerberg kërkon falje: Fëmijët kanë dëmtuar veten nga rrjetet sociale

Zuckerberg kërkon falje: Fëmijët kanë dëmtuar veten nga rrjetet sociale

Gjatë një seance në Senatin Amerikan, drejtori ekzekutiv i “Meta” që ka në pronësi Instragramin dhe Facebookun, Mark Zuckerberg iu ka kërkuar falje familjave që kanë deklaruar se fëmijët e tyre janë dëmtuar si pasojë e përdorimit të rrjeteve sociale.

Ai dhe shefat e TikTok, Snap, X dhe Discord u morën në pyetje për rreth 4 orë nga senatorët amerikanë, të cilët i përqëndruan pyetjet e tyre në informimin se çfarë bosët e rrjeteve sociale po bëjnë për të mbrojtur fëmijët në internet.

Në Kongresin Amerikan, po kalon legjislacioni që synon që kompanitë e mediave sociale të japin llogari për materialet e postuara në platformat e tyre.

Zuckerberg dhe CEO i TikTok, Shou Zi Cheë, ranë dakord vullnetarisht të dëshmonin, por drejtuesit e Snap, X dhe platforma e mesazheve Discord fillimisht refuzuan dhe iu dërguan fletëthirrje të lëshuara nga qeveria.

Pasi shefat e rrjeteve sociale mbaruan seancën e marrjes në pyetje, pas tyre uleshin familjarët, të cilët deklaronin se fëmijët e tyre ishin vetëdëmtuar ose rasti më tragjik, kishin vrarë veten si rezultat i përmbajtjes në mediat sociale.

CEO i TikTok, Chew u pyet nëse kompania e tij ndante të dhënat e përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze, të cilën ai e mohoi. Ai shtoi se si baba i tre fëmijëve të vegjël, ai e dinte se çështjet në diskutim ishin të tmerrshme dhe makthi i çdo prindi. Cheë pranoi se fëmijët e tij nuk përdornin TikTok për shkak të rregullave në Singapor, të cilat ndalojnë fëmijët nën 13 vjeç të krijojnë llogari.

Ndërkohë, Zuckenberg ishte ai që u mbajt nën vëzhdim më të madh, teksa dëshmoi para Kongresit për të tretën herë.Në një moment, senatori republikan Ted Cruz pyeti: “Zoti Zuckerberg, çfarë dreqin po mendonit?” kur ai i tregoi atij një mesazh në Instagram që paralajmëron përdoruesit se mund të shohin materiale abuzimi seksual të fëmijëve, por pyet nëse do të donin “të shihnin rezultatet gjithsesi”.

Nga ana tjetër, Zuckenberg tha se shpesh kjo mënyrë është e dobishme në vend që ta bllokosh atë, për t’i ndihmuar fëmijët drejt diçkaje që mund të jetë e dobishme, megjithatë, ai tha se do t’i shqyrtojë personalisht të tillë raste.

Gjatë një tjetër senace me senatorin republikan Josh Hawley, Zuckerberg u ftua t’u kërkonte falje familjeve që ishin ulur pas tij. Ai u ngrit në këmbë, u kthye nga publiku dhe tha: Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar, është e tmerrshme. Askush nuk duhet të kalojë ato që kanë vuajtur familjet tuaja.

Në qendër të seancës dëgjimore ishte qëndrimi i kompanive ndaj legjislacionit të sigurisë në internet që po kalon aktualisht në Kongres. Përpara seancës në Kongres, kompania “Meta” kishte njoftuar masa të reja sigurie, duke përfshirë se të miturit tashmë nuk do të mund të marrin mesazhe në Instagram dhe Messenger nga të panjohur.

Pas seancës dëgjimore, disa nga prindërit që ishin të pranishëm, organizuan një tubim jashtë dhe ju bënë thirrje ligjvënësve që të miratojnë urgjentisht legjislacionin që kompanitë të jenë përgjegjëse për dëmin që ju kanë shkaktuar fëmijëve të tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME