Saturday, November 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Himara vendosi!”/ Qytetarët protestojnë para GJK: Respektoni vullnetin e popullit

“Himara vendosi!”/ Qytetarët protestojnë para GJK: Respektoni vullnetin e popullit

Disa qytetarë kanë protestuar ditën e sotme para Gjykatës Kushtetuese në mbështetje të kryetari të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Me pankarta në duar qytetarët kanë kërkuar që kjo gjykatë të respektoje vullnetin e qytetarëve dhe të lejojë Belerin të betohet.

“Himara vendosi!”, “Respektoni Kushtetutën”, “Respektoni vullnetin e popullit”, thuhej në pankarta.

Tre ditë më parë Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Belerit për lejen për t’u betuar. Pas refuzimit të kërkesës së Fledi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, ka folur për mediat avokati i tij. Ai u shpreh se hapi i radhës ishte rekursi në Gjykatën e lartë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME