Një 65 vjeçar nga fshati Vajkan i Fierit është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier pasi teksa ka qënë duke punuar në lartësi në një fabrik vaji por ka rënë nga skela. Të pranishmit e kanë marr dhe e kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku po i jepet ndihma e parë mjekësore.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, dyshohet se gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e vajit, në Fier, ka rënë nga skela, shtetasi T. C., 65 vjeç, banues në fshatin Vajkan. Si pasojë, ai është dërguar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.