Festivali ”Sanremo 2024” ka edhe polemikat e pashmangshme. Big Mama, këngëtarja konkurruese me këngën “La rabbia non ti basta”, përfundoi në qendër të vëmendjes mediatike. Ajo u bë viktimë e bullizimit në rrjete sociale, përfshirë edhe një gazetar të Rai (kundër të cilit janë hapur masa disiplinore).
Por ajo është një grua e fortë, energjike, me vetëbesim, e cila ia doli t’i shndërrojë dobësitë e saj në forcë, aq sa është jashtëzakonisht krenare për sensualitetin dhe bukurinë e saj që shkon përtej stereotipeve. BigMama u kthye në skenën e Ariston pas kritikave dhe e bëri këtë duke treguar gjestin e vaginës sapo mbërriti në skenë.
Big Mama donte të çonte nga skena e Ariston një mesazh social shumë domethënës që përfshin komunitetin LGBT+. Biseksuale dhe e fejuar prej vitesh me Maria Lodovica Lazzerini, me të cilën shkroi këngën me të cilën merr pjesë, ajo ia dedikoi performancën e saj komunitetit LGBT+.
Ajo kishte veshur një palë geta të kuqe të shkruara gjithandej me slogane me një kuptim emblematik, nga simbolet e lidhura me seksin mashkull dhe femër deri te shkrimet “Queer” dhe “Revolucioni”. Në sekondat e fundit të performancës, ajo hoqi fundin e saj, duke qëndruar vetëm me body dhe çorape dhe filloi të kërcente. Këngëtarja u rikonfirmua kështu si mbretëresha jokonvencionale e Festivalit, duke i magjepsur të gjithë me energjinë, vetëbesimin dhe bukurinë e saj.
BigMama salva per un pelo dal malus del #fantasanremo #Sanremo2024 #Sanremo24 #BigMama pic.twitter.com/tsc2FWG8gg
— antonioulix (trash/gf/sanremo) (@antonioulix) February 7, 2024