Thursday, December 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeVIDIOMbipopullimi në burgje/ Avokati Goxhaj: Amnistia shumë e vonuar, akuza dhe gjykata...

Mbipopullimi në burgje/ Avokati Goxhaj: Amnistia shumë e vonuar, akuza dhe gjykata jo me vendime ekstreme.

Avokat Ervis Goxhaj përfaqësues i dhomës avokatisë Fier ka ngritur problematikën shqetësuese të mbipopullimin në paraburgimin Fier si pasojë e vendimeve të ashpra të gjykatës.

Në gati 100 vendime të gjykatës 70 prej tyre janë ekstreme që penalizojnë me masën e arrestit me burg për autorët.

Janë çështje që edhe të parashikuara në kodin penal mund të vlerësohen me masë më të butë sesa burgu. Avokati Goxhaj ka dhënë shembuj për veprat si aksidente, mungesë leje drejtimi edhe deri në përdorim të 1-2 gram kanabis që marrin dënime me burg, ndërkohë që këto masa po mbipopullojnë burgun Fier në veçanti dhe burgjet në gjithë vendin.

Përpos kësaj situate përfaqësuesi dhomës së avokatisë Fier Ervis Goxhaj është shprehur se po shkelen të drejtat e njeriut dhe nuk po zbatohen standardet e vendosura nga Këshilli i Europës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME