Fier – Hapet tjetër fushë për hedhjen e mbetjeve urbane pranë inceneratorit në Verri të Fierit. Banorët: Po na helmojnë, po na varrosin, as prodhimet bujqësore nuk po shesim, nga pas fshatit janë puset e naftës, nga ana tjetër plehrat e inceneratorit dhe në hyrje të fshatit fusha e re e plehrave
Teksa shkon për në fshatin Verri në Fier, në rrugën ktyesore të fshatit në hyrje të tij, kur kthehesh per incenerator një tjetër fushë mbetjesh urbane ka nisur të ngrihet. Banorët e fshatit Verri thonë se ka afro gjashtë muaj që kamiona me mbetje urbane , me mbetje të stallave të derrave hidhen në orët e vona të natës.
Era e rëndë që aty lëshohet ka bërë që jeta të bëhet e padurueshme. Banorët thonë se nga njëra anë era e rëndë e inceneratorit, era e rëndë e puseve të naftës tani edhe erën e kësaj fushe tjetër na duhej , nuk jetohet më.
Banorët thonë se tashmë nuk prodhohen më perime e zarzavate nga tokat tona, po lihen djerr, nuk po shesim sepse pyesin e kur marin vesh që janë të kësaj zone nuk i blen njeri
Jashtë kamerës banorët thonë se pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve shkarkohet nga kamionat që vijnë nga fsahttave të Lushnjes , nuk i shkarkojnë më në incenerator por ktu tek kjo fushë.