Sekretari amerikan i Shteti Antony Blinken në fjalën e tij në Tiranë, ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar nominalisht edhe kryeministrin Edi Rama.
“E ndjen ambientin e ngrohtë jashtë, por edhe në çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë. Ju jam mirënjohës. Jam shumë i lumtur që jam sot me ju, në një qytet ku ju, si ish-kryetar bashkie, i keni dhënë ngjyra të bukura.
Jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Zoti kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë.
Dhe këto 3-4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, zoti kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i kemi përballuar së bashku”, tha Blinken.
Blinken pati një koment dhe për Piramidën e Tiranës dhe çfarë simbolizon ajo.
“Kanë thënë se kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që në fundi i luftës së ftohtë. Ndërtesa iu kushtua një diktatori që i çoi shqiptarët në kampet e përqëndrimit dhe përfaqëson të kaluarën.
Në atë kohë e vetmja marrëdhënia mes vendeve tona ishte zëri në zërin e Amerikës. Por sot ky vend është mbushur me dritë…
Shqiptarët mësojnë si të jetojnë me SHBA. Kjo ndërtesë u investua me investimet e fondit shqiptar amerikan. Nëpër rrugë pashë energjinë për të ardhmen”, shtoi Blinken.