Sunday, October 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHodhi mbeturina nga automjeti, kërcet gjoba 400 mijë lekë nga policia

Hodhi mbeturina nga automjeti, kërcet gjoba 400 mijë lekë nga policia

Fier – Hodhi mbeturina, në rrugë, ndërkohë që drejtonte automjetin, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj, 53-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të qarkullimit të automjeteve, kanë konstatuar në aksin rrugor “Lushnjë-Rrethi i Kolonjës”, drejtuesin e një automjeti, duke hedhur në rrugë, mbeturina, që përveç se ndotin mjedisin, mund të bëhen shkak për humbjen e vëmendjes nga drejtuesit e tjerë të automjeteve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin J. K., 53 vjeç, dhe e kanë ndëshkuar atë me masë administrative 40 000 lekë të rinj, sipas neneve 15/2 dhe 15/1 pika g, të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Fierit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos hedhin mbeturina në rrugë dhe të mos kryejnë veprimeve të tjera të ndaluara, sepse mund të bëhen burim aksidenti, duke shpërqendruar drejtuesit e tjerë të automjeteve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME