Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë në qytetin e Fierit. Në vijim të operacionit “Tempulli 2” që vijon në mbarë vendin, efektivët arrestuan në flagrancë A.B., banues në Fier. Në automjetin që ky shtetas po drejtonte u gjetën një sasi lënde e dyshuar kanabis sativa, e cila u sekuestrua.
Prej disa javësh zhvillohet megaoperacioni “Tempulli 2″ nga policia kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike.