Gazment Bardhi nga Korça foli për protestën e opozitës që do të mbahet me 20 shkurt në Tiranë. Në një komunikim për gazetarët, ai u pyet edhe për skenarët e mundshëm të këtij tubimi, por Bardhi tha se protesta do të jetë paqësore.
Ai ftoi të gjithë qytetarët që në protestë qytetarët të vijnë bashkë me fëmijët.
Sipas tij reagimi qytetar nuk është as me porosi dhe as me skenar, por ata do jenë të lirë të protestojnë kundër kësaj qeverie.
“Skenarët do i shikoni në datën 20 shkurt nëse do e thonim skenarin e protestës sot do humbte kurioziteti, pa diskutim që protesta është formë reagimi do jetë reagim qytetar, nuk ka asnjë formë për tu ndalur, qytetarët do të vinë bashkë me fëmijët e tyre, familjarë, miq, duhet të jemi të gjithë si një formë reagimi ndaj qeverisë. Qytetarët do jenë të lirë të shprehin reagimin, protestën e tyre ndaj qeverisë. Reagimi nuk është as me porosi dhe as me skenar”, tha Bardhi.