Myrto Uzuni më në fund rikthehet te goli. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e barazimit 1-1në takimin me Almerian, një rivale e drejtpërdrejtë për mbijetesë.
Në minutën e 75-të, “bomberi” kuqezi i shkëputet me zgjuarsi mbrojtjes dhe përballë portierit nuk gabon. Ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin beratas.
Bomberi beratas ka arritur në kuotën e 7 golave po aq sa Vinicus dhe Ferran Torres.