Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBardhi: Basha nuk po bën opozitë, Tabaku është e mirëpritur

Bardhi: Basha nuk po bën opozitë, Tabaku është e mirëpritur

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzon Lulzim Bashën se nuk është më në opozitë dhe se po dëmton opozitarizmin. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, pas protestës së opozitës, Bardhi i bëri thirrje Lulzim Bashës që të kthehet në opozitë.

“Çdo opozitar është i mirëpritur t’i bashkohet opozitës. E kam thënë edhe më parë publikisht, ndjej keqardhje por z.Basha do duhet t’i kthehet opozitës. A është në opozitë? Absolutisht jo. Absolutisht jo! Çdo akt i sotëm, i djeshëm por besoj unë edhe i nesërm i kolegut Basha ka qenë vetëm kundër opozitës.

Nëse i rikthehet opozitarizmit, të jeni të sigurt se demokratët janë zemërgjerë, pranojnë çdo opozitar. Ata do duhet të ndërgjegjësohen që rruga e përçarjes forcon Edi Ramën. Ata nuk e kuptojnë, nuk e kanë kuptuar deri tani. Ata mendojnë që duke u fragmentarizuar, duke u përçarë, duke sulmuar njëri-tjetrin, duke vijuar konfliktin e brendshëm, do të bëhen më” – tha Bardhi.

Pjesë e protestës u bë edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila duket se nuk qëndron në grupimin e asnjë pale. Bardhi thotë se Jorida Tabaku është opozitare dhe që ka luftuar për bashkimin e PD-së. Ai theksoi se deputetja Tabaku duhet të ketë kohën e nevojshme për të marrë vendimet e saj.

“Tabaku është opozitare, ka luftuar për bashkimin e PD, ka luftuar më shumë se kushdo tjetër për bashkimin e PD, do duhet t’i japim kohën e mjaftueshme për të marrë vendimet e veta, por zonja Tabaku është me PD, me opozitën, ka bërë opozitë do vazhdojë të bëjë opozitë”, – u shpreh Bardhi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME