Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJanari i përgjakshëm i rrugëve, dyfishohen aksidentet

Janari i përgjakshëm i rrugëve, dyfishohen aksidentet

Muaji janar ka nisur me një rritje mjaft të ndjeshme si të aksidenteve, ashtu dhe të të dëmtuarve prej tyre. INSTAT raportoi se në muajin Janar 2024 numërohen 162 aksidente rrugore. Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, aksidentet janë dyfishuar, teksa në janar 2023 u regjistruan 84 aksidente.

Të njëjtën tendencë ka shënuar dhe numri i të dëmtuarve nga këto aksidente. Sipas INSTAT, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 229 persona në muajin Janar 2024. Numri i të dëmtuarve pothuajse u dyfishua. Në të njëjtin muaj të një viti më parë kishte 119 të vdekur e plagosur.

Sipas INSTAT, aksidentet rrugore, në 84,0% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin janar 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e martë me 19,1 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e premte me 10,5 %.

Në muajin janar 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 12:00-14:00 duke zënë 20,4 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej. Aksidentet rrugore, në 16,0 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit./ Monitor

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME