Rey Manaj është lojtari i momentit te Shqipëria. Sulmuesi i njohur ka shënuar 13 gola në kampionat, vetëm një më pak se Icardi dhe Dzeko.
Paraqitjet fantastike të tij kanë bërë që disa ekipe të shfaqin interes për Manaj. Sipas asaj që raporton media turke “Takvim”, Besiktas ka hedhur sytë për transferimin e një sulmuesi.
Denis Dragus dhe Rey Manaj janë dy prioritet kryesore, teksa po sipas kësaj media, Santos ka dhënë aprovimin për ta dhe klubi do të ketë një takim për të diskutuar rreth transferimit të tyre.
Kujtojmë që te Besiktas aktivizohet dhe lojtari tjetër i Kombëtares sonë, Ernest Muçi, që u transferua gjatë merkatos së janarit.