Milani merr një fitore minimale 1-0 ndaj Lazios në Olimpico, në duelin e vlefshëm për javën e 27-të. Një duel që dhuroi emocione, por dhe shumë polemika, teksa Lazio e mbylli ndeshjen me 8 lojtarë.
Kuqezinjtë iu falën golit të Okafor në minutën e 87-të për të mposhtur një Lazio që po rezistonte me shumë vështirësi në inferioritet numerik për shkak të ndëshkimit të Pellegrinit me karton të kuq që në minutën e 57-të.
Sarri hodhi në fushë Elseid Hysajn në të 60-tën në vend të Luis Albertos. Marusic dhe Guendouzi u ndëshkuan me karton të kuq në fundin e ndeshjes.