Kur ka kaluar një ditë nga shpërthimi në magazinën në Lushnje, grupi hetimor po punon mbi dy pista për zbardhjen e rastit. Mësohet se dyshimi i parë ka të bëjë me faktin se nga lartësia mund të ketë rënë të njëra prej bombolave të oksigjenit që ka shkaktuar shpërtimin. Ndërsa dyshimi i dytë lidhet me faktin se vinçi mund të ketë prekur telat e energjise dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.
Nga shpërthimi i ndodhur dje në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Kujtojmë se gjithça ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.
Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës.