Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESHQIPËRIA, VENDI QË SHPENZON MË SHUMË PËR PAGAT E ADMINISTRATËS

SHQIPËRIA, VENDI QË SHPENZON MË SHUMË PËR PAGAT E ADMINISTRATËS

Nga Ilir Meta – Shqipëria është një nga vendet që shpenzon më shumë për pagat në administratën shtetërore krahasuar me vendet e rajonit.

Kur flasim për pagat, nuk kemi parasysh thjesht personelin që punon, që shërben, por kemi parasysh edhe armatën e patronazhistëve që janë shtuar, ndërsa popullsia është pakësuar ndjeshëm.

Të dhënat faktojnë një abuzim të qartë të pushtetit vendor të “Rilindjes” me mbifryrjen e administratës.

Nga 19.625 punonjës në qeverisjen vendore në vitin 2015 përpara Reformës Territoriale, numri i tyre arriti në 36.663 në vitin 2022 ose një rritje me rreth 87%.

Në vend që paratë të shpenzoheshin për më shumë shërbime dhe investime për qytetarët, “Rilindja” po i shpërdoron ato për punësime parazite dhe shpërblime për patronazhistët e saj.

Shqipëria nuk ka më nevojë për patronazhistë që shpërblehen me vende pune, por për vizion të qartë që sjell zhvillim dhe punësim të mirëpaguar që të rinjtë tanë të mos largohen nga vendi, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME