Fier – Rreshjet e shiut nxjerrin në pah ndotjen e lumit Gjanica me mbetje hidrokarburesh. Agjensia Rajonale e Mbrojtjes së Mjedisit në terren për të shitur e ndëshkuar ndotësit
Rreshjet e shiut të rëna në 24 orët e fundit kanë nxjerr në pah ndotjen e lumit Gjanica me mbetje të hidrokarbureve të naftës. Era e rëndë si e vezëve të prishura është përhapur dhe është ndier më shumë në banest që ndodhen përgjat shtratit të lumit Gjanica që përshkon qytetin përmes.
Një ekip i Agjensisë Rajonale të Mbrojtjes së Mjedisit për Vlorë, Fier e Gjirokadtër ka dal më terren për të gjetur e për të ndëshkuar ndotësit.
Shefi i kësaj zyre Denis Vogli ka pohuar për rastin në fjalë por edhe për raste të tjera të konstatuara.
Vogli ka pohuar se agjensia vendos gjoba dhe vilen prej saj por në disa raste gjobat shkojnë ankimohen në gjykate dhe është ajo që mer vendim nëse vilet apo jo gjoba apo edhe falet.
Ndotja e lumit ka vijuar që në orët e pasdites së hënë e deri në mesditën e së martës