Pasi u përjashtua nga loja e ”Big Brother Albania Vip 3”, Sara Gjordeni në studio krah moderatorit Ledion Liço, tha se bëri një gabim.
“Përveç konkurentëve që janë këtu, askush nuk e di se çfarë ndodh aty brenda. Nëse je impulsiv jashtë, aty je 100 herë më shumë. Ah more Bardhi. Unë i kam vënë unazën në gisht sepse doja t’i lija diçka. Unë kam kafshuar shumë herë gjuhën me Françeskën.
Kam bërë gabim. Ishte e duhur dalja ime, ata aty brenda janë më të kontrolluar dhe më të frenuar se unë ata brenda. Unë nuk e mnaipulova situatën. Por nëse kam bërë diçka të mirë me hyrjen time, është që u bëra shembull për të tjerët. Mora një mësim shumë të mirë që me impulsivitetin tim, deri në ditën e 52-të arrita”,-tha Sara.