Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShpërthimi në biznesin e deputetit socialist/ Gjykata lë në burg sipërmarrësin

Shpërthimi në biznesin e deputetit socialist/ Gjykata lë në burg sipërmarrësin

Sipërmarresi i punimeve në magazinën e shërbimeve të deputetit të Lushnjes Bujar Çela ka dalë sot para togave të zeza në gjykatën e Fierit, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Leonard Gjini, është personi i vetëm i arrestuar nje jave pas shpërthimit të bombulës, ku mbetën te vdekur babai dhe djali i tij , dhe u plagosën 7 të tjerë përfshirë dhe dëmet e mëdha materiale në banesat dhe bizneset pranë.

Ne gjykatën e Fierit, në seancën me gjyqtare Dorina Alushi , prokurore të pranishme Elona Gixhari dhe Lorena Salillari, si dhe avokat Arben Zaimi, 32 vjecarit Gjini, i është  dhënë masa e sigurisë “ Arrest me burg”,  për veprën penale , të shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë  me pasoja te renda”.

I arrestuari nuk e ka pranuar akuzën, me pretendimin se ka lidhur kontrate të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurre punën dhe se punëtorët që ishin të pranishem në obiekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë se ndertimit që ai ka.

Megjithatë Gjykata e Fierit e ka mbajtur në burg me arsyetimin se pavaresisht mos fillimit të punës nga kompania Gjini, ai duhet të ndalonte punimet nga të tjerët, pasi vetëm ai ishte i autorizuar me kontratë  ndërtimi. Ndërkohë avokati i të ndaluarit Arben Zaimi kërkoi vleftësimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurimit garanci pasurore me vlerën e 40 mijë eurove

Eshte vendosur edhe shpallja e moskompetences se Gjykates Fier dhe dergimin e akteve Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si gjykate kompetente per gjykimin e kesa ceshtje

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME